Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk do të marrë pjesë në seancë, derisa nuk arrihet një kompromis për ta votuar kandidatin për kryeparlamentar të këtij koalicioni, z, Kadri Veseli, i cili sipas tij është kandidati i vetëm për këtë pozitë. Ne kemi deklaruar zyrtarisht që nuk marrim pjesë përderisa po bllokohet zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, po bllokohet zgjedhja e Qeverisë. Sot është biseduar që seanca të mbahet javën e ardhshme, prapë po besoj që pasi të arrihet një marrëveshje mes partive politike atëherë edhe mund të mbahet seanca dhe mund të zgjedhën organet, ka thënë Haliti.
