Ministri belg i Bujqësisë, Denis Dukarm ka thënë se autoritetet holandeze qysh nga nëntori i vitit të kaluar ishin në dijeni se vezët në Holandë janë të infektuara me insekticid, por nuk kishin informuar partnerët e tyre evropianë, transmeton agjencia e Lajmeve Asoshieted Press. Dhjetëra prodhues të vezëve në Belgjikë dhe Holandë janë nën hetime pasi që në prodhimet e tyre për eksport është gjetur prania e insekticidit fipronil, i cili është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve. Këto dy shtete me ndikim të Bashkimin Evropian shesin artikuj ushqimorë në vendet e rajonit dhe të botës edhe pse e dinë se artikujt me sasi të insekticideve lënë pasoja shëndetësore te përdoruesit e vendeve që i blejnë ato.

Egg