Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku-Mulhaxha, ka kritikuar kompanitë që ofrojnë sigurim shëndetësor

Kollçaku: Çdo dialog që zhvillohet pa pëlqimin e Kuvendit të Kosovës është i papranueshëm

Duke komentuar deklaratën e kryetarit Hashim Thaçi se se nuk do të ketë vija të kuqe gjatë dialogut me Serbinë, deputetja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka deklaruar se kryetari, Hashim Thaçi nuk është i autorizuar për të zhvilluar bisedime me Serbinë. Ajo ka shtuar më tutje se nuk mund ta kuptoj se në çfarë konteksti thuhet se nuk do të ketë vija të kuqe. A do të thotë kjo që edhe në qoftë se cenohet integriteti dhe sovraniteti i vendit nuk do të ketë vija të kuqe? Fillimisht është dashur të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me luftën dhe me faktin që asnjëherë Serbia nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra, ka përkujtuar deputetja, Fatmire Kollçaku, ajo ka shtuar më tutje se  formati aktual i dialogut është i papranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje. Çdo dialog që zhvillohet pa e marrë pëlqimin nga Kuvendi i Kosovës dhe pa një konsensus nacional mbetet krejtësisht i papranueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në takim me kryeministrin Kurti pajtohet për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vlerësuar  takimin e tij me kryeministrin Albin Kurti, duke …