Fluks i madh pushuesit drejt Shqipërisë, radhë të gjata në pikë kalimin kufitar Morinë

Kolona të gjata të automjeteve nga Kosova drejt brigjeve të Adriatikut të Shqipërisë

Edhe këtë fundjave ka pasur radhë të gjata të kolonave të automjeteve nga Kosova në Rrugën e Kombit që shpija drejt brigjeve të Adriatikut të Shqipërisë. Mediet e Shqipërisë njoftojnë se situata e rënduar në komunikacion për shkak të numrit tejet të madh të automjete e turist, është në segmentin rrugor te Ura mbi lumin Drin afër Kukësit për shkak të ngushtimit të rrugës. Mediet njoftojnë se qytetet bregdetare më të preferuara për turistët nga Kosova e Maqedonia veriore është Durrësi dhe Shëngjini.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …