Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Rukiqi: Institucionet duhet ta kuptojnë se çështja e rimëkëmbjes ekonomike është kauzë kombëtare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga të gjitha institucionet, partitë politike, deputetët dhe Kuvendi i Kosovës që sa më parë ta miratojnë Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike. Ai është cituar të ketë thënë më tutje se mosmiratimi i këtij ligji është në vazhdën e joseriozitetit të Kuvendit në raport me temat ekonomike, ata janë insistues në disa tema që nuk ndikojnë në mirëqenien ekonomike të qytetarëve dhe as nuk janë të dobishme për ekonominë e vendit. Kjo nuk i bënë mirë ekonomisë. Të gjithë akterët institucional duhet ta kuptojnë që kauza e rimëkëmbjes ekonomike nuk është kauzë politike, kauzë e një qeverie por kauzë kombëtare, ka theksuar në mes tjerash, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …