Kolovica, Kodra e Trimave, Dardania, Shkabaj dhe Hajvalia i kanë dhënë mbështetje kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacollit

Kolovica, Kodra e Trimave, Dardania, Shkabaj dhe Hajvalia i kanë dhënë mbështetje kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacollit

Qytetarë të lagjeve dhe vendbanimeve të ndryshme të Prishtinës, duke filluar nga Kolovica, Kodra e Trimave, Dardania, Shkabaj, Hajvalia i kanë dhënë mbështetje kandidatit të AKR-së për Prishtinën, Selim Pacollit. Në takim me qytetarë, Selim Pacolli i ka falënderuar përkrahësit e shumtë, duke u thënë se programi i tij, është programi i tyre dhe që premtimet e tij do të kthehen në përkrahje konkrete për ta, në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe pamjes së qytetit, lagjeve dhe zonave rurale. Selim Pacolli ka thënë se vizioni i tij për Prishtinën nuk është vetëm për një mandat, pasi synon që të ofrojë zgjidhje shumëvjeçare për kryeqytetin dhe problemet kryesore të tij, gjithashtu ka premtuar se me ardhjen e tij në krye të Prishtinës, ai do të sjell edhe shumë investitorë të huaj në Prishtinë, të cilët do të krijojnë mundësi të reja për të rinjtë dhe vende të shumta të punës. Me një fjalë rasti, takimin e ka përshëndetur edhe lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli, i cili u shpreh se ndjehet krenar që kandidati i Aleancës Kosova e Re për Prishtinën, tashmë ka përgatitur projekte të mëdha për problemet e shumta të Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …