Jehona e Referendumit në Katalunjë, ka zgjuar ndjenja separatiste edhe te popullata shumetnike e Vojvodinës

Jehona e Referendumit në Katalunjë, ka zgjuar ndjenja separatiste edhe te popullata shumetnike e Vojvodinës

Jehona e Referendumit në Katalunjë, në Kurdistan e gjetkë ka zgjuar ndjenja separatiste edhe te popullata shumetnike e Vojvodinës, e cila aktualisht trajtohet provincë autonome e Serbisë. Lëvizjet separataiste në Vojvodinë kanë ekzistusar me kohë, por ato janë shtypur brutalisht nga regjimet jugosllave, ndërsa para dhe pas Luftës së Dytë Botërore serbët e kanë kolonizuar këtë vend historikisht pjesë e Austohungarisë. Burimet e lajmeve bëjnë të ditur se nëpër disa qytete në Vojvodinës janë shkruar grafite të ndryshme ku lexohet  se Vojvodina dhe Katalunia janë shembull i njëjtë dhe nëse pavarësohet njëra, duhet të pavarësohet edhe tjetra. Grafite të tilla janë shkruar edhe  në Novi Sad, në kryeqytetin Vojvodinës,  e cila  ka më shumë dy milionë banorë, shumica prej tyre serbë, hungarezë, kroatë, (bunjevas) rusinë, rumunë, boshnjakë, shqiptarë, malazez. Vojvodina njeh gjashtë gjuhë zyrtare por në të  jetojnë rreth 30  grupe etnike.

Kontrolloni gjithashtu

27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës në të cilën mbetën të vdekur gjashtë qytetarë dhe u plagosën 128 të tjerë

Në Mitrovicë sot përkujtohet masakra që ndodhi në tregun e këtij qyteti 27 vite më …