Kryeministri Haradinaj: Zbatimi i MSA-së sjell liberalizimin dhe statusin e vendit kandidat

Kryeministri Haradinaj: Zbatimi i MSA-së sjell liberalizimin dhe statusin e vendit kandidat

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka kryesuar takimin e Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civil. Haradinaj, ka vlerësuar lartë kontributin e shoqërisë civile në zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online. Por ai ka kërkuar nga shoqëria civile të jetë të pavarur të ruajnë privatësinë, ngase nuk i pëlqen përkëdhelja. “Ne jemi demokraci e re dhe qeveria është e re sapo është formuar, dëshirojmë të pasurohemi më tutje, por edhe ajo që na intereson tuje është strategjia. Unë pres që ju të jeni vetvetja, ta ruani pavarësinë e tuaj sepse ne nuk e vlerësojmë përkëdheljen”, ka thënë Haradianj.

Haradinaj më tej ka shtuar se zbatimi i MSA-së sjell liberalizimin e vizave dhe statusin e vendit kandidat. “Me zbatimin e MSA-së është vetvetiu materia që sjell liberalizimin na e dimë që e lidhë këtu edhe marrëveshja e demarkacionit, sepse marrëveshja që nuk është ratifikua nga të dy parlamentet është projekt marrëveshje. Ne nuk do të bëjmë ndonjë zbulim”, ka theksuar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Salih Mustafa

Gjykata speciale hedh poshtë ankesën e Salih Mustafës për shkelje të Kushtetutës në dënimin me 15 vjet burgim

Gjykata Speciale në Hagë ka hedhur poshtë ankesën e ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa, i …