Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, majorin, Stephan Stieber

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, majorin, Stephan Stieber

Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ka pritur në takim lamtumirës, këshilltarin bilateral për logjistikë Rreshter Major, Stefan Shtiber, të Forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë, të cilin e ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues. Ushtaraku,  Stefan Stieber për disa vite ka punuar ngushtë më FSK-në.  Gjenerallejtënant Jashari duke respektuar punën dhe angazhimin e tij gjatë periudhës 2017-2023 ka dekoruar me medaljen Shërbim Vetëmohues. Gjatë shërbimit të tij për disa vite në Kosovë si Këshilltar për Logjistikë Stieber ka punuar ngushtë me FSK-në, duke ndihmuar në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve logjistike në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai  ka treguar përkushtim, angazhim dhe mbështetje të vazhdueshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës duke kontribuar në forcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit në mes FSK-së dhe Ushtrisë gjermane”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …