Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama bisedoi me Gjeneral James C. McConville

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant, Rrahman Rama bisedoi me Gjeneral James C. McConville

Komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Rrahman Rama, gjatë vizitës zyrtare në SHBA, pati takim me Zëvëndës Shefin e Shtabit të Ushtrisë  Amerikane,  Gjeneral James C. McConville. Gjatë takimit tema kryesore ishte  rrritja e bashkëpunimit dhe tranzicioni i FSK-së. Komandanti i FSK-së e njoftoi homologun Amerikan lidhur me procesin e ndërtimit të aftësive të reja, orientimet e FSK-së për të ardhmen dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në mes të FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane. Gjeneral Rama theksoi se  FSK ja është e gatshme të kaloj nga konsumues i  sigurisë në ofrues të sigurisë. Në vazhdën e takimeve zyrtare, Gjeneral Rama i shoqëruar edhe nga Ambasadorja  e Kosovës Vlora Çitaku u takuan me Znj Laura Cooper, zëvëndës asistente e Sekretarit të Mbrojtjes  për Rusi, Ukraninë dhe EuroAzi.  Në takim u  diskutuan mundësitë  bilaterale në zhvillimin e aftësive të reja. Departamenti i Mbrojtjes dhe Stafi i Bashkuar, vlerësuan lartë punën dhe kredibilitetin e FSK-së në  kuadër të mbajtjes së frymeës së diversitetit etnik dhe vazhdimin e implementimit të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit, me mundësi të zgjerimit të bashkëpunimit bilateral për misionin e ri.

Kontrolloni gjithashtu

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

Wisner: Është shqetësuese të shohësh sulmet që kemi parë, ato nuk kanë vend këtu, nuk është mirë që shqiptarët të shohin këtë gjë

I ngarkuari me punë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, David Wisner, në një intervistë …