Brickos

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama merr pjesë në panairin e industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Gjenerallejtënant Rrahman Rama merr pjesë në panairin e industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të organizatorit të Panairit të Industrisë Ushtarake, nga data 09-12 shtator 2019, qëndroi për vizitë zyrtare në Londër. Panairi i industrisë ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar konsiderohet si njëri ndër panairet më të mëdha në botë. Gjenerallejtënant Rrahman Rama, në kuadër të këtij panairi, ka mbajtur takime edhe me zëvendëskomandantin e Komandës së Asistencës të Sigurisë të Ushtrisë Amerikane, Robert Moore, ku së bashku kanë biseduar për shumë çështje të rëndësishme për FSK-në, si për procesin e tranzicionit, planet për ngritjen e kapaciteteve dhe aftësive të reja mbrojtëse, si dhe për mbështetjen që Komanda e Asistencës së Sigurisë e Ushtrisë Amerikane do të mundë  të ofrojë në të ardhmen për FSK-në.  Po ashtu, gjeneral Rama është takuar edhe me gjeneral major Chris Tickel, drejtor i Aftësive në kuadër të Ushtrisë Britanike, të cilin, veç tjerash, e ka njoftuar lidhur me kapacitetet aktuale të FSK-së dhe integrimin e kapaciteteve të reja sipas planit gjithëpërfshirës të tranzicionit. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, gjatë takimit shprehet se: FSK-ja po vazhdon  ndërtimin e kapaciteteve profesionale ushtarake, bazuar në standardet më të larta, për t’i kontribuar sigurisë në bashkëveprim me partnerët e saj strategjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …