leoni

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Sot, komandanti i Forcës së Sigurisë të Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama qëndroi për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Komandanti i FSK-së, në Komandën e Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u prit me ceremoni ushtarake. Gjatë vizitës, fillimisht u prit në takim nga ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska e cila shoqërohej nga drejtori i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral majori Zoran Milevski. Gjatë takimit të përbashkët të gjeneral Ramës dhe ministres Shekirinska u bisedua për marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes dy ministrive. Komandanti i FSK-së, në Komandën e Ushtrisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut u pritë nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurqinovski. Pas pritjes protokollare të dy gjeneralët zhvilluan një takim pune kokë me kokë.

Po ashtu, komandanti i FSK-së, gjeneral Rama u pritë në takim edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili shoqërohej nga shefi i Shtabit të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjenerallejtënant Vasko Gjurqinovski, kurse komandanti i FSK-së, gjeneral Rama shoqërohej nga zëvendës ambasadori i Republikës së Kosovës në Maqedoni, Flurim Gashi, drejtori i ZMP-së, Ibrahim Shala, koloneli Hasan Hoxha, shef i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euroatlantike në MM dhe major Jaser Mula, asistent ushtarak i Komandantit.

Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama, në fund vizitoi edhe Akademinë Ushtarake “Gjeneral Mihajlo Apostolski”, ku u takua me kadetë të FSK-së, të komuniteteve pakicë që studiojnë pa barriera gjuhësore në këtë akademi. Nga zëvendës shefi Shtabit të Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut, gjeneral majori Azin Nuredini u njoftua për kadetët e FSK-së, për nivelin e angazhimeve të tyre, si dhe për sukseset e treguara.

Vizita e sotme e komandantit të FSK-së, dëshmoi edhe një herë bashkëpunimin e mirë të deritashëm në mes të dy ushtrive. Po ashtu gjatë takimeve të sotme u bisedua edhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit në të ardhmen në mes të ushtrive të shteteve tona, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ka arritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që ushtria izraelite po i vazhdon në Rripin e Gazës

Është rritur në 34 mijë e 183 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet që …