Rrahman Rama

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama ka thënë se është arritur qëllimi i synuar në manovrat “Mbrojtësi I Evropës 21”,

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama ka thënë se është arritur qëllimi i FSK-së dhe presin që njësitë e përfshira në stërvitjen “Mbrojtësi I Evropës 21”, të validohen mbi bazën e misionit të ri të Forcës. Komandanti i Forcës në ditën kryesore të stërvitjes, ushtrim që po mbahet nga 17 maji në terrenet e Gjakovës, ka thënë se janë në pritje të vlerësimeve zyrtare, por që tashmë janë të vetëdijshëm që operacionet kanë kaluar me sukses. “Çfarë mund të them tash me ato që i kemi parë dhe vlerësimet që kanë ardh ende nuk i kemi zyrtarisht, por konfirmoj që është arritur qëllimi, është arritur objektivi dhe presim ligjësimin  për herë të parë të njësiteve tona, kompanisë tonë mbi bazën e misionit dhe detyrave të reja bazuar me ligjet e Kosovës”, ta thënë gjeneral Rama para mediave. Ai ka shtuar se qëllimi mbetet që Kosova të jetë pjesë e strukturave euroatlantike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Situata e krijuar pas reciprocitetit të targave, thjeshtë është zbatim i një marrëveshjeje

Dardan Sejdiu: SHBA po i dërgon Kosovës paralajmërimin e fundit për energjinë dhe investimet strategjike

Analisti politik Dardan Sejdiu ka deklaruar se letra e publikuar së fundmi nga diplomatja amerikane …