Brickos

Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Xhevahir Geci priti në takim Drejtorin e NALT Gjeneral brigade Oberneyer

Komandanti i Gardës, gjeneral brigade Xhevahir Geci priti në takim Drejtorin e NALT Gjeneral brigade Oberneyer

Komandanti i Gardës Kombëtare Gjeneral brigade Xhevahir Geci ka pritur sot në takim Drejtorin e NALT Gjeneral brigade Michael G. Oberneyer, i shoqëruar nga koloneli amerikan Jeffrey J. EGET. Fillimisht gjeneral Geci i njoftoj në përgjithësi lidhur formimin dhe organizimin e Gardës Kombëtare, aktivitete e njësive specialistike, sukseset, sfidat dhe mundësinë zgjerimit të bashkëpunimin me NALT si dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme nga NALT-i për FSK-në .

Ndërsa Gjeneral brigade Oberneyer e ka falënderuar gjeneral Gecin për pritjen si dhe ka vlerësuar lartë mundësinë e bashkëpunimit nëpërmjet realizimit të ushtrimeve të përbashkëta si “KFOR 27” në Gjermani, ku pjesëtarët e FSK-së morën pjesë se fundmi. Ndër tjera Gjeneral Obernayer përgëzoj Gjeneral Gecin për profesionalizmin e pjesëtarëve të njësisë së Gardës Kombëtare “Ju përgëzoj për operacionin në Shqipëri, ekipet e juaja të Kërkim Shpëtimit kanë qenë impresive dhe kanë treguar profesionalizëm të lartë. Ju siguroj që NALT do të vazhdoj të ju përkrahë dhe të zgjerojmë edhe me shumë bashkëpunimin, duke punuar se bashku dhe nëpërmjet shkëmbimit të përvojave”. Të dy gjeneralët u dakorduan qe bashkëpunimi i mirë me NALT-in duhet të vazhdohet dhe sigurisht të ngritët edhe në nivel me të lartë

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …