leoni

KOMF: Policisë e Kosovës, në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit dhe abuzimit seksual të fëmijëve

KOMF: Në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit dhe abuzimit seksual të fëmijëve

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF i cili përfaqëson 34 organizata joqeveritare, ka mbajtur konferencë për medie, ku shprehu shqetësimin e thellë karshi neglizhimit, mosveprimit të institucioneve dhe performancës së dobët të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve, në parandalimin e situatave të sulmeve dhe abuzimeve ndaj fëmijëve dhe trajtimin e rasteve ku fëmijët janë viktima të këtij abuzimi mizor. KOMF ka shprehur indinjatën e thellë lidhur me krijimin e kulturës së mosndëshkimit të kryerësve të veprave të krimeve seksuale kundrejt fëmijëve, të kultivuar në radhë të parë nga vetë institucionet e mandatuara për mbrojtjen e fëmijëve. “Kjo gjendje ka stimuluar një mjedis social të pasigurt e të rrezikshëm, ku shkelja e të drejtave themelore të fëmijëve, cenimi i integritetit të tyre fizik, moral dhe seksual, bëhet fenomen i zakonshëm e jo përjashtim”, është thënë nga përfaqësuesit e KOMF-it. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, në vitin 2021 janë shënuar 249 raste kundër integritetit seksual të fëmijëve.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …