Oliver Varhelyi: Komisioni evropian ka vlerësuar se të gjitha kushtet janë përmbushur për liberalizimin e vizave për Kosovën

Komisionari Evropian për Zgjerim, Oliver Varheli, ka folur para Parlamentit Evropian, duke i njoftuar ata me rezultatet e Samitit

Komisionari Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Oliver Varheli ka folur para Parlamentit Evropian, duke i njoftuar ata me rezultatet e Samiti. Duke folur për vendet e Ballkanit perëndimor, ai fillimisht u ndal tek çështja e Maqedonisë së Veriut dhe e Shqipërisë, të cilat nuk arritën të marrin datën e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Jemi të përkushtuar që ta sjellim tërë rajonin në BE. Është më shumë se kurrë e rëndësishme që jo vetëm të lëvizim shpejt por të vendim tërë përkushtimin dhe dëshirën e të gjitha institucioneve”, tha Oliver Várhely, Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. Mbështetja do të vazhdohet për vendet e Ballkanit perëndimor duke përdorur mekanizmat e BE-së si në ato të sigurisë, ashtu edhe në ato ekonomike, si rrjeti i gazit. Várhelyi, ashtu sikur deri tani  tha se shpreson shumë që konferenca ndër qeveritare me Maqedoninë e veriut dhe Shqipërinë, do të mbahet brenda disa ditëve, por nuk premton se do të ketë ndonjë ndryshim.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu: Bazuar në mënyrën e qeverisjes së Albin Kurtit, qeveria e tij nuk do e pres fundin e këtij viti

Ganimete Musliu: Kosova po kalon ditët më të vështira, shteti i bllokuar nga interesa partiake

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas masës së përkohshme të …