KGJK dhe KPK kanë reaguar kundër deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili i krahasoi ata me prokurorët e Millosheviqit

KGJK dhe KPK kanë reaguar kundër deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili i krahasoi ata me prokurorët e Millosheviqit

Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës kanë reaguar kundër  deputetit të Vetëvendosjes, Dimal Basha, i cili krahasoi gjyqtarë dhe prokurorë aktualë me ata të kohës së Sllobodan Millosheviqit, pasi nuk i përshtaten politikave të Albin Kurtit.  “KGJK dhe KPK, shprehin pakënaqësi dhe konsiderojnë se deklarata e deputetit Basha është e papranueshme dhe ka për qëllim cenimin e integritetit, pavarësisë dhe dëmtimin e imazhit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi. Një deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës duhet të jetë shembull i respektimit të organeve zbatuese të ligjit dhe të përmbahet nga deklarimet e tilla që janë kundërshtim me rendin dhe parimet kushtetuese e ligjore. Deklaratat dhe reagimet e tilla, nuk i kontribuojnë bashkëpunimit të institucioneve me sistemin gjyqësor dhe prokurorial prandaj, KGJK dhe KPK, u bëjnë thirrje deputetëve që të kontribuojnë duke reflektuar dhe duke respektuar pavarësinë e të dy sistemeve.  I bëjmë thirrje Deputetit Basha që të evitojë  këtë lloj të deklaratave, e cila në këtë rast sipas vlerësimit të KGJK-së dhe KPK-së, janë  fyese, denigruese si dhe përpjekje e pasuksesshme për njollosje dhe etiketim të vlerave për sistemin gjyqësor dhe prokurorial në përgjithësi, thuhet mes tjerash në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …