Dardan Molliqaj nga PSD e sheh si rrezik për vendin zgjedhjen e Vjosa Osmanit për presidente, e cila është kandidate e Lëvizjes Vetëvendosje për president të Kosovës. Kryetari i Partisë Socialdemokrate e sheh Osmanin si instrument të Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës. Molliqaj ka deklaruar se Osmani është garanca që Kurti ta marrë pushtetin në dorë. ‘’Zgjedhja e Osmanit paraqet rrezik. Në moment që Kurti do ta ketë pushtetin në dorë, në Kosovë do të bëhet më keq. Dhe kjo garancë është Vjosa Osmani. Ajo ka sulmu KQZ-në. Ka bërë më shumë se vet Kurti, ka qenë instrument i tij më shumë’’, tha ai

Komisioneri i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi pret që dialogu të jetë prioritet i Qeverisë së Kosovës

Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, theksoi rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi dhe u bëri thirrje të dyja palëve të shfrytëzojnë mundësinë, duke shtuar se ai shpresonte që dialogu do të ishte një përparësi për qeverinë e re të Kosovës, pasi është thelbësor për të dy palët. Varhelyi është deklaruar edhe për procesin e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE, për çka tha se do të përshpejtohet, duke shtuar se kjo varet nga Serbia dhe shpejtësia e zbatimit të reformave kryesore. “Bashkimi Evropian duhet të sigurojë më shumë parashikueshmëri në proces, për të bërë të qartë se çfarë mund të pritet nga vendet kandidate dhe për të siguruar që nëse vendet e bëjnë, BE-ja gjithashtu plotëson vendet e veta”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …