Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Komisioneri Johannes Hahn thotë se ka ardhur koha që Ballkani Perëndimor të jetë pjesë e Bashkimit Evropian

Komisioneri Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn, ka thënë sot, se është koha që të përfundojë procesi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. “Sot ne festojmë 15-vjetorin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, një projekt ambicioz i bazuar në përpjekjet dhe vizionin e përbashkët: ribashkimin e kontinentit evropian dhe mbrojtjen e paqes, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë qytetarët e Bashkimit Evropian”, kështu ka shkruar Hahn.

Sipas tij, tani është koha që Ballkani Perëndimor të integrohet në BE dhe se sipas tij, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët. “Ky vizion u realizua dhe tani është koha për të hedhur vështrimin përpara dhe për të finalizuar projektin historik të unifikimit të evropianëve duke integruar edhe Ballkanin Perëndimor. Jam i sigurt se, me përpjekje të përbashkëta, kjo do të jetë një histori suksesi për të dyja palët, Bashkimin Evropian dhe Ballkanin Perëndimor. Jemi më të fortë së bashku”, përfundon ai.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …