Brickos

Komisioni Komunal i Aksionarëve të “Stacionit të Autobusave” në Rahovec mbajti takimin e parë

Është mbajtur takimi i parë i Komisionit Komunal në Rahovec të Aksionareve të “Stacionit te Autobusave” i formuar me 30.04.2018 me vendim të Kuvendit Komunal, sipas ligjit dy anëtarë janë zgjedhur nga Kuvendi i Komunës së Rahovecit ndërsa një nga Qeveria Komunale. Nga Qeveria Komunale anëtar i këtij komisioni është zgjedhur Perparim Krasniqi, ndërsa Rexhep Oruqi dhe Hanalora Hoti, janë zgjedhur nga Kuvendi Komunal. Gjatë takimit anëtarët e komisionit janë dakorduar që të fillohet puna në teren, së pari duke identifikuar të gjithë zonën e pronës së stacionit, deri të planet e së ardhmes se si do të funksionojë “Stacioni i Autobusëve”. Bazuar në ligjin për ndërmarrje publike “Stacioni i Autobusëve”, në Rahovec kalon si aset 100%, në pronësi të Komunës. Në mbledhje është biseduar që të bëhet auditmi, analizimi i pronës, dhe të merren si model Komunat të cilët e kanë zgjidhur çështjen e stacioneve të autobusëve, e deri te funksionalizimi komplet i stacionit në kompetencë Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …