Brickos

Kryetari Begaj, mbajti takimin e parë publik me qytetarë për vitin 2018

Bazuar në ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe statutin e Komunës së Malishevës, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur takimin e parë publik me qytetarë. Në këtë takim, kryetari Begaj, i ka informuar të pranishmit në këtë takim, me projektet në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, si me planifikimet për investime në muajt në vijim. Fillimisht kryetari Begaj, në vija të trasha i ka informuar të pranishmit, me investimet gjatë vitit 2017, e më pas me investimet e filluara gjatë këtij gjashtë mujori, ku përfshihet infrastruktura në përgjithësi, subvencionet në bujqësi, infrastruktura shkollore, çështjet sociale, ambienti dhe të tjera. Më pas, është zhvilluar edhe debat me të pranishmit, të cilët, krahas vlerësimit të punës, kanë parashtruar edhe kërkesa, si dhe i kanë shprehur shqetësimet që përballen si komunitet në vendbanimet e caktuara. Shqetësime më të mëdha për qytetarët, që gjatë diskutimeve u paraqitën, ishin kanalizimet, përkatësisht nevoja për vazhdimin e ndërtimit të sistemeve të kanalizimit dhe impiantit të ujërave të zeza, si dhe shqetësim tjerët infrastruktura e energjisë elektrike, pasi në disa fshatra kanë probleme me rrjetin e dobët të energjisë elektrike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …