Komisioni parlamentar për Integrime Evropiane vizitoi Ferizajn

Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane i kryesuar nga Safet Beqiri zyrtar i lartë për integrime evropiane, Time Kadriajaj, Shqipe Metaj Isufi, Driton Hyseni dhe Agon Batusha deputete të Parlamentit të Republikës së Kosovës janë pritur nga shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Selim Marevci, drejtorja e Administratës së Përgjithshme Aurora Ramadani si dhe zyrtari i integrimeve evropiane Elbasan Osmani. Qëllimi i takimi ishte funksionimi i zyrave për integrime evropiane, roli dhe kompetencat e këtyre zyrave. Gjatë këtij takim u diskutua zbatueshmeria e agjendës evropiane në fokus të veçantë në nivel lokal. Me këtë rast ky komision është ndarë shumë i kënaqur me Komunën e Ferizajt për të arritur që ka bërë në këtë fushë. Takime të këtij lloji Komisioni Parlamentar për Integrime Evropiane do të ketë edhe në komunat tjera të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …