Njoftim për mbledhjen e rregullt të Asamblesë Komunale të Deçanit

Bazuar në nenin 43.1 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040 dhe nenin 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, komuna e Deçanit bënë këtë:

F T E S Ë

Ftoheni që të merrni pjesë në mbledhjen IX-të me radhë, gjegjësisht mbledhja e V-të e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Mbledhja do të mbahet me datë 29.06.2021, e marte në ora 10:00, në Sallën e Kuvendit të Komunës.

Për mbledhje propozohet ky Rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i Propozim-Vendimit për shpallje të pronës me interes për Komunën

  4. Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për emërim të rrugëve

  5. Marrja e Vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për renovim dhe pajisje të Stacionit të Zjarrfikësve në Deçan

  6. Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për ndërtimin e Lapidarit të Dëshmorëve në fshatin Strellc i Ulët

  7. Marrja e vendimit për ndarjen e mjeteve financiare për organizmin e Festivalit “Eshkë e ndezur mbi Shkelzen”

  8. Ndarja e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës “Garda e Dukagjinit” në fshatin Kodrali

  9. Ndarja e mjeteve financiare për renovimin e objektit ndihmës në SHMT “Tafil Kasumaj” në Deçan

  10. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcela nr.764-3 Zk Baballoq

  11. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit të Drejtorisë për BPZHR për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë ndërtimore, parcelat nr.0087-0 dhe nr.0088-0 Zk Lëbushë

  12. Formimi i komisionit për ndarjen e bursave të studentëve

  13. Formimi i Komisionit për zgjedhjen e Këshillave Lokale të fshatrave

  14. Të ndryshme.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …