Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së viziton Ministrinë e Mbrojtjes

Komisioni Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së viziton Ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, z. Rrustem Berisha, dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në ministri deputetët e Kuvendit të Kosovës, anëtarë të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, të prirë nga kryetar i këtij Komisioni, z. Haxhi Shala.  Ministri i Mbrojtjes fillimisht  i falënderoi deputetët  pjesëmarrës për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Me këtë rast, ministri Berisha i njoftoi deputet me zhvillimet më të reja në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK. Ministri Berisha në veçanti foli për Planin Gjithëpërfshirës të Tranzicionit të FSK-së, i cili do të implementohet gradualisht në tri faza gjatë dhjetë viteve të ardhshme, deri në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale. Ministri Berisha theksoi se tranzicioni do të bëhet në koordinim me partnerët strategjikë të Republikës së Kosovës.

Plani pastaj u prezantua para deputetëve në hollësi nga Kolonel Haki Hoti, drejtor i Departamentit për transformim, modernizim dhe standardizim. Ministri Berisha dhe Gjenerali Rama, gjithashtu i njoftuan deputetët e Komisionit Parlamentar edhe për sukseset dhe sfidat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Në emër të deputeteve të Komisionit Parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, kryetari Haxhi Shala shprehu falënderimin për pritjen si dhe përgëzoi Ministrin Berisha dhe Komandantin Rama për zhvillimet pozitive të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Deputetët parashtruan pyetje, të cilat kishin të bënin kryesisht me zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. Gjithashtu shprehën përkushtimin e tyre për përkrahje të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ministri Berisha dhe gjenerali Rama dhanë shpjegimet e duhura në pyetjet e deputeteve dhe patën një bashkëbisedim të frytshëm me anëtarët Komisionit Parlamentar.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …