Naim Qelaj

Komisioni parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore e thërret për raportim Avokatin e Popullit Naim Qelaj

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, ka marrë vendim që të thërras në raportim Avokatin e Popullit Naim Qelaj. Ai do të ftohet në raportim lidhur me përzgjedhjen e zëvendësve të Avokatit të Popullit, pasi si komision kanë marrë 4 ankesa që lidhen me këtë proces. Anëtarët e komisionit u dakorduan që në fund të kësaj jave të raportojë në komision Avokati i Popullit dhe të kërkohet një opinion ligjor nga Kuvendi, e më pastaj në bazë të nevojës do të ftohen për raportim edhe personat që janë ankuar lidhur me procesin e përzgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri: Vjosa Osmani mbetet emri i vetëm i LDK-së për presidente

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka dalë me një sqarim publik pas …