Kosova mbetet jashtë Samitit të NATO-s në Ankara

Kosova nuk do të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të mbahet më 7 dhe 8 korrik në Ankara, ndonëse në këtë takim të nivelit të lartë do të marrin pjesë edhe dhjetë vende jo-anëtare të Aleancës. Një zyrtar i NATO ka konfirmuar se institucionet e Kosovës nuk janë ftuar në samit, duke bërë të ditur se vendi do të mbetet jashtë agjendës së këtij takimi të liderëve. Kosova vazhdon të përballet me pengesa në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, pasi katër shtete anëtare të Aleancës – Spanja, Greqia, Rumania dhe Sllovakia – ende nuk e njohin pavarësinë e saj. Për më tepër, Prishtina nuk ka paraqitur ende një kërkesë zyrtare për anëtarësim në Aleancë. Ky zhvillim vjen në kohën kur NATO ka paralajmëruar reduktimin gradual të pranisë së saj në Kosovë. Aktualisht, misioni i KFOR numëron rreth 4.600 trupa, krahasuar me rreth 50 mijë ushtarë që ishin vendosur pas përfundimit të luftës në vitin 1999. Në samitin e Ankarasë pritet të marrë pjesë edhe Donald Trump, ndërsa në fokus do të jenë çështjet e mbrojtjes kolektive, rritja e shpenzimeve ushtarake, ndarja e barrës mes aleatëve dhe mbështetja afatgjatë për Ukraina.

Kontrolloni gjithashtu

Pal Lekaj: AAK-ja nuk do të jetë pjesë e qeverisë Kurti

Ish deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka përjashtuar mundësinë e bashkëpunimit të partisë së tij …