Zyra e Prokurorit të Specializuar shkel urdhrin e trupit gjykues në rastin e krerëve të UÇK-së

Specialja shtyn afatin në rastin për pengim të drejtësisë, pritet vendimi i Apelit për dëshminë e ekspertit

Procesi gjyqësor për tentim-pengim të administrimit të drejtësisë në gjykatën speciale në Hagë, nuk ka përfunduar sipas afatit të paraparë më 19 qershor, pasi gjyqtari i vetëm, Christopher Gosnell, ka vendosur të shtyjë dorëzimin e dosjeve përfundimtare deri më 3 korrik. Shtyrja u bë pas kërkesës së mbrojtjes së Fadil Fazliu, për shkak të problemeve shëndetësore të disa anëtarëve të ekipit mbrojtës. Megjithatë, ecuria e rastit mbetet e lidhur edhe me vendimin e Apelit lidhur me dëshminë e ekspertit holandez, Koen Herlaar. Më herët, gjykata kishte hedhur poshtë në tërësi dëshminë e Herlaarit, i cili pretendonte se dokumentet e gjetura në shtëpinë e Isni Kilaj dhe në veturën e Bashkim Smakaj ishin printuar nga Hashim Thaçi. Zyra e Prokurorit të Specializuar e ka apeluar këtë vendim dhe ende nuk ka një epilog.Sipas urdhrit të gjyqtarit Gosnell, palët do të duhet t’i dorëzojnë fjalët përfundimtare jo më vonë se tri ditë pune pas vendimit të Apelit. Për pasojë, seancat përmbyllëse në gjykatore janë shtyrë për pas pushimit veror, duke filluar nga 17 gushti. Ndërkohë, gjykata ka publikuar pakon e dhjetë të fakteve të pakontestueshme, ku përfshihen deklarime të dëshmitarëve, përfshirë Sokol Bashota, Ismet Tara dhe dëshmitarë të tjerë të mbrojtur, të cilët kanë deklaruar se gjatë gjithë procesit nuk janë kontaktuar apo kërcënuar për të ndikuar në dëshmitë e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: SHBA-ja është partnere e rëndësishme, por marrëveshjet duhet t’i zbatojnë Kosova dhe Serbia

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbeten …