Kuvendi i Kosoves

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit për 9 mujorin

Komisioni për Buxhet dhe Financa shqyrton raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për 9 mujorin e vitit 2017 dhe raporti financiar i Autoritetit Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2016. Po gjatë mbledhjes së sotme, Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë në parim projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-115 dhe me Ligjin nr.05/L-080, si dhe shqyrtimin e propozimeve të panelit seleksionues të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekutiv të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …