Aleksander Vuçiq

Vuçiq: Serbia do të luftoj pa kompromis për Trepçën

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar se Serbia do të luftoj pa kompromis për Trepçën. Kur një ndërmarrje është e dashur për shumë familje për 90 vjet, siç është rasti me Trepçën, ajo ndërmarrje nuk është më thjesht një entitet biznesi, është pjesë e trashëgimisë familjare dhe kombëtare, pjesë e traditës. Serbia do të vazhdojë të luftojë pa kompromis për të drejtën tuaj për të menaxhuar atë që paraardhësit tuaj krijuan para jush, ajo që ju takon, dhe për sa kohë që Serbia ekziston, askush nuk do të jetë në gjendje të rrëmbejë Trepçën dhe ta largojë atë nga ju, thuhet në mes tjerash në letrën që kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ju ka dërguar punëtorëve serbë të kompleksit metalurgjik, Trepça, njofton “B92”.

Kontrolloni gjithashtu

UCK

Më 21 maj të vitit 1998 dhe të vitit 1999 kanë rënë shumë dëshmorë të UÇK-së

Më 21 maj të vitit 1998  kanë rënë dëshmorët e UÇK-së, Arben Aziz Haliti dhe …