Komisioni për Integrime i Kuvendit të Kosovës, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kroacisë

Komisioni për Integrime i Kuvendit të Kosovës, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit të Kuvendit të Kroacisë

Komisioni për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kryetarja Blerta Deliu – Kodra, ka pritur në takim anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë, të kryesuar nga Ivan Milosheviq, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në vendin tonë. Kryetarja Deliu-Kodra, duke i uruar delegacionit të Parlamentit të Kroacisë mirëseardhje në Kosovë dhe në Kuvendin e saj, ka falënderuar shtetin kroat për gjithë mbështetjen që e ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana ta ndryshme. Më tutje, ajo ka folur për objektivat e shtetit të Kosovës, si liberalizimi i vizave dhe integrimi evropian në përgjithësi, që domosdoshmërisht kërkojnë mbështetje nga vendet që kanë kaluar nëpër këto procese, siç është Kroacia. Ivan Milosheviq, duke shprehur kënaqësinë që gjendet për vizitë në Kosovë, shprehu bindjen se shteti që ai përfaqëson do të jetë vazhdimisht përkrahës i Kosovës nëpër proceset që do të kalojë ajo. Ai ka theksuar përkushtimin për të forcuar më tej bashkëpunimin midis dy vendeve edhe në fusha tjera, si ekonomia, arsimi etj.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …