M. Simmons: Komisioni Parlamentar duhet t'i shqyrtojë keqpërdorimet në drejtësi nga EULEX-i

Komisioni për Legjislacion vlerëson se duhet të këtë kujdes lidhur me raportimin e Malcolm Simmons

Komisioni për Legjislacion mbajti mbledhjen e radhës në të cilën temë diskutimi u bë edhe kërkesa e ish-gjyqtarit të EULEX-it, Malcolm Simmons, se dëshiron që të raportojë para anëtarëve të këtij komisioni. Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga kryetari i komisionit, Adnan Rrustemi, që të shpërndahet kërkesa edhe tek anëtarët e tjerë të komisionit. Lidhur me këtë reagoi deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, i cili tha se komisioni duhet të ketë kujdes në adresimin e kësaj çështje, pasi mund të dalin jashtë mandatit që e kanë. Kryetari i Komisioni për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ditë më parë ka thënë se në mbledhjet e ardhshme do të vendosin për një datë kur do të dëgjojnë dëshminë e ish-gjyqtarit të EULEX-it. Vitin e kaluar, ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons kishte deklaruar se ky mision në disa raste nuk i ka zbatuar parimet e gjykimit të drejtë dhe të paanshëm në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …