Komisioni për të Drejtat e Njeriut...Persona të Pagjetur dhe Peticione, reagoi kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut…Persona të Pagjetur dhe Peticione, reagoi kundër arrestimit të Nehat Thaçit

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në lidhje me arrestimin e Nehat Thaçi, drejtor i Policisë Rajonale në Mitrovicë, ka shprehur një reagim. “Ne, anëtarët e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, me shqetësim morëm lajmin për arrestimin arbitrar dhe kundërligjor të z. Nehat Thaçi, drejtor i Policisë Rajonale në Mitrovicë. Serbia, në vazhdimësi po ndjek metodat më të mbrapshta të arrestimit dhe frikësimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, gjithnjë sipas akuzave false dhe të pabazuara”, thuhet në reagim.

Kontrolloni gjithashtu

PDK-ja të shtunën përmbyll fushatën në sheshin ‘Skënderbeu’, Hamza: Ejani të gjithë, bashkë ta ndryshojmë Kosovën

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) të shtunën do ta përmbyll fushatën elektorale për zgjedhjet e …