Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton qytetarët deri kur mund të ndërrojnë qendrën e votimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media ua ka shpjeguar qytetarëve se si mund ta ndërrojnë qendrën e votimit. KQZ thotë se qytetarët mund ta mësojnë për ta ndërruar qendrën e votimit përmes aplikacionit: http://eomp.kqz-ks.org/VCChangeRequests/Index

“Pasi të aplikoni për ndërrimin e Qendrës së Votimit, kërkesa e juaj do të shqyrtohet nga shërbimi votues i KQZ-së. Ndërrimin e Qendrës së Votimit mund ta bëni edhe në zyrën e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve”, thuhet në njoftim. KQZ bën të ditur se ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës tuaj mund ta bëni deri më 7 shtator 2021. Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Presidenti i Kosovës duhet të zgjidhet para formimit të Qeverisë

Eksperti i Drejtësisë, Enver Hasani ka deklruar se para se të formohe Qeveria, duhet zgjedhur …