KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me aktivitetet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon me aktivitetet për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të nesërme. Ekipe të këtij komisioni të shoqëruara nga policia, kanë shpërndarë sot nëpër komuna fletëvotimet dhe materialin e ndjeshëm që do të përdoret për zgjedhjet e 6 tetorit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar listën përfundimtare të votuesve, e cila përmban 1 milion e 937 mijë e 868 votues, të cilët kanë mundësi të mund të votojnë nesër për subjektin politik dhe kandidatët e preferuar. Përndryshe, numri i personave që do të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 ndërsa numri i përgjithshëm i të gjithë votuesve është 1 milion e 937 mijë e 868 votues.

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …