Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i komunës së Vitisë vazhdon luftën kundër përhapjes së virusit pademik COVID-19

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë, ka mbajtur sot në mëngjes mbledhjen e radhës për të koordinuar masat shtesë parandaluese pas konfirmimit të rasteve të reja të qytetarëve të kësaj komune të prekur me virusin COVID-19. Gjatë këtij takimi është folur për vazhdimin e dezinfektimit të hapësirave të ndryshme por edhe të pastrimit dhe klorifikimit të tyre dhe atë në lokalitetet e ndryshme. Gjithashtu në këtë takim është biseduar edhe për izolimin e familjarëve të prekur nga ky virus dhe shmangies së kontakteve me persona të tjerë. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka kërkuar edhe njëherë nga qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, të mbajnë distancën sociale dhe të ndjekin udhëzimet e ekspertëve. Ai ka thënë se ky komitet po vazhdon të kontaktoj me donatorë të ndryshëm me qëllim të sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët me gjendje të renduar financiare për të ju dal në ndihmë atyre gjatë kësaj situate të krijuar nga virusi pandemik COVID-19. Përndryshe në komunën e Vitisë, deri me tani 24 qytetarë janë prekur nga virusi pandemik ku nga ta 3 janë shëruar. Të prekur nga ky virus ka në këto lokalitete: Smirë, Viti, Stubëll, Gjylekar, Goshicë me vendbanim në Viti, Ramaj dhe Pozheran.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …