Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Viti në gjendje gatishmërie edhe gjatë festës

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim-KKMSH në komunën e Vitisë do të jetë në gjendje gatishmërie edhe gjatë ditëve të Festës së Bajramit. Në mbledhjen e sotshme të rregullt të këtij mekanizmi, që ishte ngritur për të menaxhuar situatën dhe luftën anticovid, u tha se do të vazhdohet komunikimi dhe kontaktet e rregullta me komponentën shëndetësore dhe të sigurisë, për të mbajtur gjendjen nën kontroll dhe për t`iu qenë pranë qytetarëve. Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili edhe kryeson KKMSH-në, tha se edhe në kohë kremte, do të kenë vëmendjen e plotë, pavarësisht që Vitia, qe tri javë, nuk ka raste të reja me të infektuar me Covid 19. Ai ka bërë thirrje që të respektohen masat në fuqi që janë vendosur nga institucionet shëndetësore dhe thirrjet nga Bashkësia Islame e Kosovës për shmangien e vizitave për festë, sado që kjo është e vështirë. Edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se do të mbahet koordinimin dhe do të shtohet vigjilenca e Policisë gjatë ditëve të festës. Kryetari Haliti me këtë rast, u ka drejtuar një urim Këshillit të Bashkësisë Islame në Viti dhe të gjithë besimtarëve për Festën e Bajramit. Në takim, po ashtu, u bë e ditur se në prag të festës po vazhdon shpërndarja e pakove ushqimore emergjente, të siguruara nga buxheti komunal. Kryetari Haliti ka falënderuar edhe donatorët dhe të gjithë që ndihmuan e kontribuuan, në mënyrë që qytetarët këtë periudhë, në të cilën rastisi dhe Muaji i Ramazanit, ta kalojnë më lehtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …