Urim i kryetarit Suma me rastin e Festës së Fitër-Bajramit

Urim i kryetarit Suma me rastin e Festës së Fitër-Bajramit

Te nderuar qytetarë,

Në emër të Komunës së Hanit të Elezit dhe në emrin tim personal, urojë të gjithë besimtarët në përmbushjen e njërit prej obligimeve kryesore të fesë islame, muajin e shenjët të Ramazanit. Ju uroj festën e Fitër-Bajramit, duke e lutur Allahun e Madhërishëm të na ketë pranuar agjërimin, lutjet, ibadetet dhe punët e mira që i kemi bërë gjatë këtij muaji në shenjë respekti ndaj krijuesit Fuqiplotë. Festa e Fitër Bajramit paraqet sakrificën për paqen, solidaritetit dhe lumturinë e njeriut. Është ditë e besimit në Zotin, ditë e mirëkuptimit, e nderimit dhe e dashurisë ndaj njëri-tjetrit. Këtë vit, kjo festë po na gjen në një situatë të emergjencës shëndetësore nga Virusi Korona, andaj të festojmë me kujdes duke respektuar rekomandimet e IKSHP-së.

Ju urojë paqe, mirësi dhe begati në familjet e juaja.

Kryetari i Komunës

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …