Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, vazhdon të ndihmojë familjet në nevojë

Komiteti për Emergjencë dhe Shpëtim i komunës së Vitisë, ka filluar me përgatitjen e pakos së dytë ndihmëse për familjet në nevojë të kësaj komune. Nga donacionet që ka siguruar komuna e Vitisë nga donatorë të ndryshëm, do të kenë mundësi që të shpërndahen mbi 1 mijë pako më gjëra ushqimore e higjienike, sasi e konsiderueshme e miellit, patate dhe gjërave tjera elementare. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u shpreh se me ndihmat që po ofrojnë donatorët, si dhe me mbështetjen tonë nga ana tjetër, do të arrijmë që të ofrojmë një ndihmë shumë të domosdoshme familjeve në nevojë. Pas shpërndarjes së pakove që i kemi dhënë në javët e kaluara, tash kemi filluar me pakon e dytë, e gjithashtu këtu përfshihen edhe familje në nevojë nga komunitetet serbe, kroate, boshnjake e ashkali, që jetojnë në komunën tonë. Po arrijmë me sukses ta menaxhojmë këtë situatë emergjente bashkë me organizmat tjerë, organizatat e shoqatat që janë të inkuadruara në Komitetin për Emergjencë dhe Shpëtim”, ka thënë kryetari Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …