Komiteti për Komunitete në Malishevë mbajti takimin e fundit

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës së Malishevës, i drejtuar nga zëvendës kryesuesi i komitetit, Islam Vrenezi, ka mbajtur mbledhjen e nëntë për këtë vit dhe të fundit për këtë mandat. Në këtë mbledhje, komiteti ka dhënë disa rekomandime, të cilat pritet të prezantohen në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit të Komunës.

Në këtë mbledhje, anëtarët e komitetit, pas shqyrtimit të projekt buxhetit për vitin e ardhshëm, kanë dhënë disa rekomandime, që kanë të bëjnë me komunitetin RAE, për realizimin e disa projekteve, në vendbanimet ku jeton ky komunitet, siç janë ndërtimi i një kanalizimi, pastaj krijimi i sigurisë në trafik për nxënësit dhe disa propozime tjera.

Në këtë mbledhje, gjithashtu u dha edhe një njoftim për vizitat e realizuara në dy shkolla fillore, ku mësojnë nxënës të komunitetit RAE, dhe siç u tha në këtë njoftim, të gjithë nxënësit janë të barabartë dhe nuk është shënuar ndonjë shkelje apo ndonjë formë e diskriminimit të nxënësve të këtij komuniteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …