Komiteti për politik dhe Financa në Deçan mbajti takimin e rregullt

Komiteti për politik dhe Financa në komunën e Deçanit mbajti takimin e VIII-të të rregullt. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,

  2. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-buxhetit për vitin 2020,

  3. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores së Tatimit në pronë për vitin 2020,

  4. Inicimi i procedurës për zyrtarizmin e Pleqes si vendbanim,

  5. Inicimi i procedurës për themelimin e “Ansamblit të valleve” dhe emërimi i këtij Ansambli,

  6. Propozim vendim për kompensimin e pronës së familjes Kuçi nga Deçani e cila i është marrë për zgjerimin e rrugës Deçan-Hulaj,

  7. Shqyrtimi i kërkesave,

  8. Të ndryshme.

Pas hapjes së këtij takimi nga kryesuesi i Asamblesë Komunale Haki Shehaj, dhe miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, të gjitha pikat e rendit të ditës janë diskutuar nga anëtarët e KPF-së, ku dhe kanë marrë sqarimet e duhura nga Drejtori për Bugjet dhe Financa Agron Demukaj. Pas dhënies së sqarimeve të duhura dhe diskutimit nga anëtaret e KPF-së, të gjitha pikat e rendit të ditës kanë marrë edhe miratimin nga anëtaret e KPF-së ku dhe do të diskutohen në seancën e rregullt të Asamblesë Komunale e cila mbahet m datë 27.09.2019 e premte më fillim në ora 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …