KOMITETI PËR POLITIKË DHE FINANCA MBAJTI MBLEDHJEN E TRETË PËR VITIN 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, u mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) të komunës së Rahovecit për këtë vit kalendarik.

Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.

Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.

Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:👇🏼

1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës

P- O-71510057-106-0-2-0,

P- O-71510057-106-0-3-0,

P- O-71510057-106-0-4-0,

P-O-71510057-106-0-8-0,

P- O-71510057-106-0-9-0 dhe

P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

2. Shqyrtimi propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës

P, O-71510057-106-0-2-0,

P- O-71510057-106-0-3-0,

P- O-71510057-106-0-4-0,

P- O-71510057-106-0-8-0,

P- O-71510057-106-0-9-0 dhe

P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;

3. Shqyrtimi i raportit financiar janar-mars 2026;

4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shërbime Publike;

5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjencë;

P️ikat shtesë:

1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Taksa Komunale.

2. Miratimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01/112 për dhënien në shfrytëzim të pronës kompanisë Best Friends me seli në Prishtinë.

3. Vendim për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe.

4. Formimi i komisionit për ndarje të banesave të banimit social.

5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt rregullores për procedurat dhe kriteret e ndërtimit.

Kontrolloni gjithashtu

U përkujtua dëshmori Kemajl Azizi

Në 27-vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Kemajl Azizi, Kryetari i Komunës së …