Kryetari Agim Aliu rizgjedhet kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës

Kryetari i komunës së Ferizajt, z.Agim Aliu është rizgjedhur edhe për një mandat 4-vjeçar në krye të Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Aliu në postimin e tij në Facebook, ka shkruar: Në Kuvendin zgjedhor të Asociacionit të Komunave të Kosovës u rizgjodha Kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës edhe për një mandat të ri 4 vjeçar. Bashkë në shërbim të Komunave të Republikës, në shërbim të qytetarëve dhe avancimin e pushtetit lokal si porta e parë e secilit qytetar.

Faleminderit të gjithë Kryetarëve të Komunave dhe delegatëve të Kuvendit Zgjedhor të AKK-së për besimin.

Bashkë për komunat, bashkë për qytetarët”, thuhet në postimin e kryetarit te Ferizajt, z. Agim Aliu.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …