Nderohet ish-deputeti Hysni Salihu në 27-vjetorin e shkuarjes në amshim

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë, kanë bërë sot homazhe në Smirë, në 27-vjetorin e shkuarjes në amshim të ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Hysni Salihu.

Me këtë rast, kryetari Haliti vlerësoi lart kontributin e tij në periudhën e viteve ’90-a, duke theksuar rolin e rëndësishëm që pati si pjesë e legjislativit kosovar në kohë të vështira për vendin.

“Delegatët si z. Salihu do të mbesin në historinë e popullit shqiptar si nismëtarë dhe udhërrëfyes të proceseve për liri, çlirim dhe pavarësi nga pushtimi i atëhershëm serb. Është obligim institucional që t’i nderojmë, sepse ata kanë një vend të veçantë në kujtesën tonë kolektive”, u shpreh Haliti.

Hysni Salihu ishte pjesë e legjislativit kosovar në vitet ’90-a, në një periudhë kyçe kur u miratuan Deklarata Kushtetuese dhe Kushtetuta e Kaçanikut, dokumente që i hapën rrugë përpjekjeve për pavarësinë dhe lirinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, mbajti mbledhjën e shtatë të rregullt për vitin 2026

Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit komunal të Rahovecit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja …