Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Panairin “SIAL 2018” në Paris

Kompanitë kosovare prezantojnë produktet e tyre në Panairin “SIAL 2018” në Paris

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë,  ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në Panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris të Francës. Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe,  ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike. Kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.

MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 4, shtandi nr. 4 P 090. Në Panairin “SIAL 2018” po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës. Panairi ka filluar më 21 dhe zgjatë deri më 25 tetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka …