Komuna e Drenasit

PDK e LDK në Drenas votuan kundër vendimit për rihapjen e shkollave në Abri, Gjergjicë dhe në Godanc

Më iniciativën e grupeve opozitare në Drenas ishte thirrur sot seanca e jashtëzakonshme në lidhje më shfuqizimin e vendimit të cilat i ka mbyllur shkollat në Abri, Gjergjicë dhe Godanc, ku Partia Demokratike e Kosovës,  e ndihmuar edhe nga përfaqësuesi i LDK-së votuan kundër vendimit për hapjen e shkollave dhe përkrahen vendimin e paligjshëm të DKA-së në Drenas dhe kryetarit, Ramiz  Lladrovci. Në këtë seancë të jashtëzakonshme kishte vetëm një pikë të rendit të ditës “PROPOZIM – VENDIM Për shfuqizimin e vendimit të Drejtorisë Komunale të Arsimit me nr. 400-52354 të datës 31.08.2018”, ku në shkelje të procedurave të kuvendit duke i dhënë fjalën vetëm grupit të PDK-së që të ju beri thirrje asamblistëve të tyre  që mos ta votojnë këtë rend dite, e përmbyllen një seancë që është e turpshme karshi qytetareve të Drenasit e në veçanti e turpshme për kryesuesin e kuvendit komunal i cili shkeli çdo procedurë për të përkrahur vendimin e paligjshëm të DKA-së, thuhet në reagimin e Iniciativës Qytetare për Drenasin.

Qeverisja në Drenas e udhëhequr nga z.Lladrovci po mundohet të shndërrojë komunën në një sistem totalitar ku nuk do i jepet mundësia askujt për të debatuar dhe argumentuar, prandaj ne do të vazhdojmë të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë dhe demokratik në kundërshtimin e vendimeve të paligjshme.

Është turp për qeverisjen në Drenas e sidomos për PDK-në dhe asamblistët e saj që pasardhësit e familjeve Delijaja, Mulliqi etj. të ju mbyllet shkolla para dyerve të tyre. Në vend që kjo qeverisje të jetë përkrah familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteraneve të UÇK-së, ata janë duke ja bërë jetën edhe më të vështirë për të jetuar pasardhësve të tyre.

Personalisht do i drejtohem MAPL-së për shkeljen rënde të procedurave nga kryesuesi i kuvendit z.Labinot Halilaj i cili nuk ishte në gjendje ta lexoj as Rregulloren e punës së kuvendit, dhe veproj kundërligjshëm në mbylljen e kësaj seance. Ju rikujtojmë së edhe institucioni me i lartë i arsimit, siç është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) përmes Ministrit Shyqeri Bytyqi ka deklaruar së  vendimi në fjalë nuk ka bazë ligjore për mbylljen e shkollave dhe si i tillë është i paligjshëm.

Ne, do vazhdojmë më hapat e tjerë përkrah të drejtës së fëmijëve për tu shkolluar. Me 26 korrik 2018 është miratuar “ Rregullore për mbrojtjen dhe realizimin e të drejtave të fëmijëve në Komunën e Drenasit”, dhe kryetari Lladrovci me vartësit e tij po e shkelë edhe atë rregullore të cilën e ka miratuar në kuvend dhe ku fëmijëve ju garantohet e drejta për shkollim të cilën tash e dy muaj ju ka mohuar nga vendimi i DKA-së.

Është e papranueshme mbyllja e shkollave për shkak të inateve krejtësisht personale, prandaj i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve relevante të Republikës së Kosovës, të gjithë institucioneve të Arsimit, të gjithë organizatave për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve që të merren më problemin e arsimit në Drenas, në të kundërtën nëse vazhdon kjo gjendje mos t’ju habisë kur kryetari Lladrovci do merr vendim për mbylljen edhe të shkollave të tjera në kundërshtim më ligjet , ashtu siç ka vepruar edhe me datën 31.08.2018.

INICIATIVA QYTETARE PËR DRENASIN (IQD) do jetë në shërbim të se drejtës dhe bashkëpunues më secilin subjekt që ja donë të mirën qytetarit, prandaj së bashku do vazhdojmë që të mbrojmë të drejtën e qytetareve dhe nuk do lejojmë që Drenasi të rrëshqasë në një qeverisje diktatoriale.

PETRIT GASHI – Këshilltar i KK-Drenas nga radhët e IQD-së

Kontrolloni gjithashtu

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

AAK-ja ka festuar 24-vjetorin e themelimit në një takim me strukturat e të gjitha niveleve të organizimit dhe me simpatizantë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka festuar  24-vjetorin e  themelimit, me një takim të organizuar …