Brickos

Kompanitë nga Ferizaj marrin pjesë në panairin Swiss Bau në Zvicër

Një nga panairet më të mëdha të ndërtimit Swiss Bau,  që po mbahet në Zvicër mblodhi kompani nga vende të ndryshme e në mesin e tyre prezantuan edhe kompanitë nga Kosova. Në vizitë të këtij  panairi ishte edhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj Balton Derguti, i cili vizitoi përpos tjerash edhe kompanitë nga Ferizaj që po marrin pjesë në këtë panair. Dardania Model, Promobi dhe Max Qeramika janë  kompanitë ferizajase që morën pjesë në këtë panair që u mbajt gjatë kësaj jave në Basel të Zvicrës. Kompanitë në fjalë duke e falënderuar për vizitën dhe përkrahjen e njoftuan drejtorin Derguti se janë ndarë të kënaqur nga pjesëmarrja në këtë panair dhe se kane siguruar kontakte të shumta për eksportimin e mallrave.

May be an image of 2 people and text that says 'DARDANIA MODEL 1 GreenHouse Green'

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …