Sot, filluan punimet në ndërtimin e pishinës gjysmë olimpike tek fshati turistik – Podi i Gështenjave në komunën e Deçanit. Qyteti i Deçanit, si njëri nga qytetet me infrastrukturën më të mirë sportive, ofron kushte të mjaftueshme për të rinjtë e komunës së deçanit, që të zhvillojnë aktivitete të shumta sportive gjatë tërë vitit, brenda dhe jashtë ambientit. Kryetari Ramosaj tha se këto projekte po përmbushin çdo ditë e më shumë vizionin tim për të ardhmen e Deçanit dhe vizionin e brezave të rinj.


Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
