Komuna e Deçanit dhe organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Ushtruesi i detyrës së kryetarit te komunës se Deçanit Sami Cacaj dhe Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Betim Mataj, kanë pritur në takim Shqipe Breznica nga  organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe. Gjatë këtij takimi janë diskutuar mundësit e bashkëpunimit në mes të komunës së Deçanit dhe organizatës Help – Hilfe zur Selbsthilfe, më këtë rast Cacaj dhe Breznica kanë nënshkruar një marrëveshjen te bashkëpunimit në mes të Helpit dhe Komunës së Deçanit. Projekti ““Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik në rajonin e Ballkanit Perëndimor” i financuar nga Qeveria Gjermane, Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunat partnere dhe i cili zbatohet nga organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe. Qëllimi i projektit është ngritja e kapaciteteve të grupeve të cenueshme në sferën ekonomike dhe shoqërore, në  mënyrë që të ju krijohen mundësitë për pjesëmarrje aktive në shoqëri. Për derisa objektiva është zvogëlimi i nivelit të varfërisë në mesin e grupeve ekonomikisht të cenueshme. Gjate vitit 2018, nga Komuna e Deçanit do te përkrahen se paku 30 mikro biznese dhe Start-Up. Vlera mesatare e një granti, për një përfitues, është 2,000 Euro në formë të pajisjeve, jo para të gatshme.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …