Brickos

Komuna e Deçanit hap konkurs për dizajnimin e Stemës së Komunës

Pas miratimit të statutit të ri të komunës së Deçanit është hapë rrugë që edhe stema e komunës së Deçanit të ndryshohet. Për këtë është formuar edhe një komision në asamblenë komunale në këtë përbërje:

  1. Bashkim Ramosaj –Kryetar Komune dhe Kryetar Komisionit

  2. Halil Tolaj –Drejtor i Inspeksionit

  3. Rexhë Sutaj –Asamblesit –AAK

  4. Lirije Zukaj-Asambleiste-AAK

  5. Kestrim Avdimetaj –Asambleist-PDK

Ky komision ka mbajt disa takime të përbashkëta ku dhe janë koordinuar që në bazë të nenit 7. Paragrafi 1. të Ligjit për Vetëqeverisjen Lokale Nr. 03/L-040, Nenit 9. paragrafi 1. të Statutit të komunës së Deçanit, dhe Vendimit të Kuvendit Komunal të Deçanit 01 Nr.IX-5 të datës 31.10.2019, Komisioni për ndryshimin e Stemës së Komunës së Deçanit shpall:

KONKURS :-PËR DIZAJNIMIN E STEMËS SË KOMUNËS SË DEÇANIT

Konkursi është i hapur nga data 18.02.2020 në afat prej 30 ditëve. Ftohen të gjithë njohësit e kësaj fushe që të behën pjesë e këtij konkursi më idetë e tyre që të nxjerrim më të mirën e mundshme për Stemën e Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …