Brickos

Komuna e Deçanit ka ndarë gjithsej 100 krerë lopë qumështore për blegtorët deçanas

Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj ka takuar sot 34 fermerët përfitues të nga një Lope Qumështore të racës “Hollshtajn Frizis”, e që është një nga racat më të mira të lopëve qumështore. Me realizimin e këtij kontingjenti, Komuna e Deçanit ka ndarë gjithsej 100 krerë lopë qumështore për blegtorët deçanas. Komuna e Deçanit u shpreh falënderues ndaj drejtorit Rifat Stojkaj dhe gjithë stafit të Drejtorisë për Bujqësi, për punën e madhe që po bëjnë dhe janë mirënjohës pafund ndaj përfaqësuesit e OZHR “Mëshqerra” për bashkëpunimin dhe ndihmesën në realizimin e këtij projekti!

May be an image of 5 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …